Electrolux EWX147410W Manual do usuário

Tipo
Manual do usuário
EWX147410W
SQ Pajisje për Larje-Tharje Udhëzimet për përdorim 2
PT Máquina de lavar e secar Manual de instruções 40
PËRMBAJTJA
1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 5
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................7
4. PANELI I KONTROLLIT..................................................................................... 8
5. PROGRAMET ..................................................................................................10
6. VLERAT E KONSUMIT.................................................................................... 14
7. OPSIONET....................................................................................................... 15
8. CILËSIMET.......................................................................................................16
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË.................................................................17
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM LARJE............................................. 17
11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM THARJE.......................................... 20
12. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - LARJE DHE THARJE...................................21
13. UDHËZIME DHE KËSHILLA.......................................................................... 22
14. KUJDESI DHE PASTRIMI.............................................................................. 24
15. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE......................................................................... 28
16. INSTALIMI...................................................................................................... 31
17. TË DHËNAT TEKNIKE................................................................................... 39
MENDOJMË PËR JU
Faleminderit që bletë pajisje Electrolux. Keni zgjedhur një produkt që sjell me
vete dekada të tëra inovacioni dhe përvoje nga profesionistë. Ky produkt gjenial
dhe elegant është projektuar duke ju pasur juve në mendje. Pra, sa herë që ta
përdorni mund të ndiheni të sigurt do të merrni rezultate të shkëlqyera.
Mirë se vini në Electrolux.
Vizitoni faqen tonë të internetit për:
Marrjen e këshillave të përdorimit, broshurave, informacionit për zgjidhjen e
problemeve dhe për shërbimin:
www.electrolux.com/webselfservice
Regjistrimin e produktit tuaj për shërbim më të mirë:
www.registerelectrolux.com
Blerjen e aksesorëve, pjesëve të konsumueshme dhe pjesëve origjinale të
këmbimit për pajisjen tuaj:
www.electrolux.com/shop
KUJDESI DHE SHËRBIMI PËR KLIENTËT
Përdorni gjithmonë pjesë origjinale këmbimi.
Kur kontaktoni Qendrën tonë të Autorizuar të Shërbimit, sigurohuni që të
dispononi të dhënat e mëposhtme: Modeli, PNC, numri serial.
Informacioni mund të gjendet në pllakën e specifikimeve.
Paralajmërim / Informacion për sigurinë/kujdesin
Informacion i përgjithshëm dhe këshilla
Informacion mjedisor
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
www.electrolux.com2
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
PARALAJMËRIM!
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të
përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara me
kusht që t'u jenë dhënë udhëzime dhe/ose të
mbikëqyrjen në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe të kuptojnë rreziqet e mundshme të
përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Fëmijët e moshës 3 vjeç e poshtë duhet të mbahen
gjithmonë larg nga kjo pajisje kur ajo është në punë.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
Mbajini detergjentet larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg derës së
pajisjes gjatë kohës që ajo është e hapur.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ky duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes nga përdoruesi pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Pajisja duhet të instalohet më vete ose poshtë
tavolinës së kuzhinës nëse e lejon hapësira.
SHQIP 3
Mos e instaloni pajisjen pas një dere që kyçet, një
dere rrëshqitëse apo një dere me menteshë në krahun
e kundërt, e cila mund të pengojë hapjen e plotë të
derës së pajisjes.
Futeni spinën në prizë vetëm në fund të procesit të
montimit. Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Vrima e ajrimit në pjesën e poshtme (nëse ka) nuk
duhet të mbulohet nga tapeti, rrugica apo ndonjë
mbulesë tjetër dyshemeje.
Siguroni ajrim në mirë të dhomës së montimit për të
shmangur rrjedhjen në dhomë të gazeve të
padëshiruara që lëshojnë pajisjet që djegin gaz ose
lëndë të tjera djegëse, duke përfshirë flakët e hapura.
Ajri i shkarkimit nuk duhet të shkarkohet në një sistem
aspirimi që përdoret për shkarkimin e tymrave nga
pajisjet që djegin gaz ose lëndë të tjera djegëse.
Presioni i punës i ujit në pikën e hyrjes së ujit nga
lidhja e daljes duhet të jetë midis 0,5 bar (0,05 MPa)
dhe 8 bar (0,8 MPa).
Mos tejkaloni ngarkesën maksimale prej 7 kg
(referojuni kapitullit "Tabela e programeve").
Pajisja duhet të lidhet me furnizimin me ujë duke
përdorur kompletin e ri të tubave që vjen me pajisjen
ose komplete të tjera të reja tubash të ofruara nga
qendra e autorizuar e shërbimit.
Kompletet e vjetra të tubave nuk duhet të ripërdoren.
Për të shmangur rreziqet elektrike, nëse kablloja
elektrike është e dëmtuar, ajo duhet ndërruar nga
prodhuesi, qendra e autorizuar e shërbimit ose
persona me kualifikim të ngjashëm.
Fshini pushin ose mbetjet e paketimit që janë
grumbulluar përreth pajisjes.
Artikujt e ndotur me substanca të tilla si vaj vegjetal
ose mineral, aceton, alkool, benzinë, vajguri, heqës
njollash, terpentinë, dyllë dhe heqës dylli duhet të
www.electrolux.com4
lahen veçmas me një sasi shtesë detergjenti përpara
se të thahen në makinën larëse dhe tharëse.
Mos e përdorni pajisjen nëse artikujt janë të ndotur me
kimikate industriale.
Mos thani në tharëse rroba të palara.
Artikujt e tillë si sfungjeri i gomuar (sfungjer lateks),
skufjet e dushit, tekstilet rezistente ndaj ujit, artikujt me
pjesë të gomuara dhe rrobat ose jastëkët me mbushje
prej sfungjeri të gomuar nuk duhet të thahen në
makinën larëse dhe tharëse.
Zbutësit e rrobave ose produkte të ngjashme duhet të
përdoren vetëm sipas specifikimeve të udhëzimeve të
prodhuesit të produktit.
Hiqni të gjitha objektet nga artikujt që mund të bëhen
burim zjarri, të tillë si çakmakët apo shkrepëset.
Mos e fikni asnjëherë makinën larëse dhe tharëse
përpara përfundimit të ciklit të tharjes, nëse të gjithë
artikujt nuk nxirren shpejt dhe nuk hapen në mënyrë
që nxehtësia e mbetur të shpërndahet.
Faza e fundit e ciklit të makinës larëse dhe tharëse
kryhet pa nxehtësi (cikli i ftohjes) për të siguruar që
artikujt të arrijnë një temperaturë që nuk i dëmton.
Mos përdorni spërkatës me ujë me presion të lartë
dhe/ose avull për të pastruar pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë. Përdorni
vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte
gërryese, materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
Përpara se të kryeni shërbim mirëmbajtjeje, çaktivizoni
pajisjen dhe hiqni spinën nga priza.
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen kur temperatura mund të jetë
më e ulët se 0°C ose kur ekspozohet
ndaj kushteve atmosferike.
Gjithmonë mbajeni pajisjen
vertikalisht kur e transportoni.
Sigurohuni që ndërmjet pajisjes dhe
dyshemesë të qarkullojë ajër.
Hiqni paketimin dhe bulonat e
transportit.
SHQIP 5
Zona e dyshemesë ku do të instalohet
pajisja duhet të jetë e sheshtë, e
qëndrueshme, rezistente ndaj
nxehtësisë dhe e pastër.
Mbajini bulonat e transportit në një
vend të sigurt. Nëse pajisja do të
transportohet në të ardhmen, ata
duhet të vendosen për të bllokuar
kazanin për të parandaluar dëmtimet
e brendshme.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë.
Përdorni gjithnjë doreza sigurie dhe
veshjet e dhëna për këmbët.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Mos e instaloni pajisjen në një vend
ku dera e pajisjes nuk mund të hapet
plotësisht.
Rregullojini këmbëzat në mënyrë që
mes pajisjes dhe dyshemesë të ketë
hapësirë të mjaftueshme.
Pasi ta keni vendosur pajisjen në
vendin e saj të përhershëm të punës,
kontrolloni që të jetë tërësisht e
niveluar me ndihmën e një niveluesi.
Nëse jo, rregulloni këmbëzat siç
duhet.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përdorni gjithmonë një prizë me
tokëzim të instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë
spina dhe kabllo zgjatues.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti
duke e tërhequr nga kablloja elektrike.
Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e
kapur nga spina.
Mos e prekni kabllon kryesore ose
spinën e rrymës me duar të lagura.
Kjo pajisje është në përputhje me
direktivat E.E.C.
2.3 Lidhja e ujit
Mos u shkaktoni dëmtim zorrëve të
ujit.
Përpara lidhjes me tuba të rinj, tubat
që nuk janë përdorur për një kohë të
gjatë, aty ku janë kryer punime
riparimi ose janë vendosur pajisje të
reja (sahate uji, etj.), lëreni ujin të
rrjedhë derisa të jetë i kthjellët dhe i
pastër.
Sigurohuni që të mos ketë rrjedhje të
dukshme uji gjatë dhe pas përdorimit
të parë të pajisjes.
2.4 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi, goditjeje
elektrike, zjarri, djegieje ose
dëmtimi të pajisjes.
Kjo pajisje është vetëm për përdorim
shtëpiak.
Mos vendosni produkte që marrin
flakë ose sende të lagura me
produkte të ndezshme brenda, pranë
pajisjes ose mbi të.
Mos e prekni xhamin e derës gjatë
kohës që një program është në punë
e sipër. Xhami mund të nxehet.
Mos thani artikuj të dëmtuar (të grisur,
të çarë) që përmbajnë material
mbushës.
Nëse rrobat janë larë me një heqës
njollash, kryeni një cikël shtesë
shpëlarjeje përpara se të filloni një
cikël tharjeje.
Sigurohuni që të keni hequr të gjitha
objektet metalike nga rrobat.
Thani vetëm rroba që janë të
përshtatshme për tharjen në
lavatriçen me tharëse. Ndiqni
udhëzimet e pastrimit në etiketën e
artikujve.
Sendet plastike që nuk janë
rezistuese ndaj të nxehtit.
Nëse përdoret një top me
detergjent, hiqeni përpara se të
filloni programin e tharjes.
Mos përdorni top me detergjent
nëse vendosni një program non-
stop.
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose dëmtim i
pajisjes.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi
derën e hapur.
Mos thani në pajisje rroba të lagura
që pikojnë ujë.
www.electrolux.com6
2.5 Eliminimi i pajisjes
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji dhe ai me ujë.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar ngecjen e fëmijëve dhe
të kafshëve shtëpiake brenda kazanit.
Hidheni pajisjen në përputhje me
kërkesat lokale për hedhjen e
pajisjeve mbeturina elektrike dhe
elektronike (WEEE).
3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
3.1 Pamje e përgjithshme e pajisjes
7 8 9
10
1 2
3
4
5
6
1
Kutia e detergjentit
2
Paneli i kontrollit
3
Doreza e derës
4
Etiketa e specifikimeve
5
Filtri i pompës së shkarkimit
6
Këmbët për nivelimin e pajisjes
7
Tubi i shkarkimit të ujit
8
Kablloja e furnizimit me energji
9
Lidhja e tubit të furnizimit me ujë
10
Këmbët për nivelimin e pajisjes
3.2 Mënyra e aktivizimit të
mekanizmit të sigurisë për
fëmijët
Kjo pajisje parandalon mbylljen e
fëmijëve ose të kafshëve shtëpiake
brenda në kazan.
Kthejeni pajisjen në drejtim orar, derisa
kanali të jetë horizontalisht.
Ju nuk mund ta mbyllni derën.
Për ta mbyllur derën, kthejeni pajisjen në
drejtim të kundërt të akrepave të orës
derisa kanali të jetë vertikalisht.
SHQIP 7
4. PANELI I KONTROLLIT
4.1 Përshkrimi i panelit të kontrollit
1400
900
700
90°
60°
40°
30°
1 2
3
4
5678910
1
Çelësi i programeve
2
Butoni i temperaturës - Temperatura
Pozicioni i ujit të ftohtë
3
Butoni i reduktimit të centrifugimit -
Centrifugim
Funksioni pa centrifugim
Funksioni i ndërprerjes së
shpëlarjes
4
Butoni i shpëlarjes shtesë - Shpëlarje
shtesë
5
Butoni i kohës së tharjes - Koha e
tharjes
6
Butoni i shtyrjes së programit -
Vonesë në nisje
7
Ekrani
8
Butonat e rregulluesit të kohës
9
Treguesi i derës së bllokuar
10
Butoni Nis/Ndërprit - Nisje/Pauzë
4.2 Ekrani
A B C
D
Në ekran shfaqet informacioni i mëposhtëm:
www.electrolux.com8
A Treguesit e nivelit të ndotjes:
Intensive
Normal
Të përditshme
Drita
Quick (E shpejtë)
Quick (E shpejtë)
Refresh (Rifreskim)
Super Refresh (Super rifreskim)
Kur zgjidhni një program, në ekran shfaqet treguesi i nivelit të ndotjes të
sugjeruar automatikisht nga pajisja.
B Bllokimi i sigurisë për fëmijët (shikoni kapitullin "Cilësimet").
C Fusha e shifrave:
Kohëzgjatja e programit të përzgjedhur
Pasi të keni përzgjedhur një program, kohëzgjatja shfaqet në orë dhe minuta
(për shembull ). Kohëzgjatja llogaritet automatikisht në bazë të
ngarkesës maksimale të këshilluar për çdo lloj tekstili. Pasi fillimit të
programit, koha e mbetur përditësohet çdo minutë.
Koha e përzgjedhur e tharjes
Pasi zgjidhni programin e tharjes, koha e tharjes shfaqet në minuta ose në
orë dhe minuta. Pasi fillimit të programit, koha e mbetur përditësohet çdo
minutë.
Shtyrja e programit
Vonesa e përzgjedhur shfaqet për pak sekonda, më pas ekrani tregon sërish
kohëzgjatjen e programit të përzgjedhur.
Kodet e alarmit
Në rast problemesh gjatë funksionimit të pajisjes, në ekran mund të shfaqen
disa kode alarmi, si për shembull (shihni kapitullin "Zgjidhja e
problemeve").
Zgjedhja e një opsioni të gabuar
Nëse vendosni një opsion që nuk përputhet me programin e përzgjedhur të
larjes, shfaqet mesazhi për pak sekonda dhe fillon të pulsojë treguesi i
kuq i butonit Nisje/Pauzë.
Përfundimi i programit
Kur mbaron programi, shfaqet vlera pulsuese . Treguesi i butonit
Nisje/Pauzë fiket.
Nëse treguesi
fiket, mund të hapni derën.
SHQIP 9
D Treguesit e fazës së programit të larjes:
Larje
Shpëlarje
Shkarkim
Centrifugimi
Tharja
Duke zgjedhur programin e larjes, shfaqen treguesit e programit të larjes
përkatësisht të fazave të ndryshme të programit.
Pasi të keni shtypur butonin Nisje/Pauzë, qëndron ndezur vetëm treguesi i
fazës së punës.
5. PROGRAMET
5.1 Tabela e programeve
Programi
Gama e
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Ngarkesa e
reduktuar
1)
Shpejtësia
maksimale
e rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Programet e larjes
Cottons (Të
pambukta)
90°C - (Ujë i
ftohtë)
7 kg
3.5 kg
1400 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje
normale dhe e lehtë.
+ Paralarje
Cottons + Prewash
(Të pambukta +
Paralarje)
90°C - (Ujë i
ftohtë)
7 kg
3.5 kg
1400 rpm
Të pambuktat e bardha dhe me ngjyra. Ndotje
e madhe dhe ndotje normale.
Synthetics
(Sintetike)
60°C - (Ujë i
ftohtë)
3 kg
1.5 kg
900 rpm
Artikuj sintetikë ose artikuj prej materialesh
të përziera. Ndotje normale.
www.electrolux.com10
Programi
Gama e
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Ngarkesa e
reduktuar
1)
Shpejtësia
maksimale
e rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Delicates (Delikate)
40°C - (Ujë i
ftohtë)
3 kg
1.5 kg
700 rpm
Rroba delikate të tilla si akrilike, viskoze,
poliestër. Ndotje normale.
Easy Iron
(Hekurosje e lehtë)
60°C - (Ujë i
ftohtë)
1.5 kg
900 rpm
Artikuj sintetikë që kërkojnë larje delikate.
Ndotje normale dhe e lehtë.
2)
Spin (Centrifugimi)
7 kg
1400 rpm
Për të centrifuguar rrobat dhe për të shkarkuar
ujin në kazan. Të gjitha pëlhurat, përveç të
leshtave dhe pëlhurave shumë delikate.
Drain (Shkarkim)
7 kg Për të shkarkuar ujin në kazan. Të gjitha
pëlhurat.
Rinse (Shpëlarja)
7 kg
1400 rpm
Për të shpëlarë dhe për të centrifuguar rrobat.
Të gjitha pëlhurat, përveç të leshtave dhe
pëlhurave shumë delikate. Reduktojeni
shpejtësinë e centrifugimit sipas llojit të rrobave.
Silk (Mëndafsh)
30°C
1 kg
700 rpm
Program special për rroba mëndafshi dhe
sintetike të përziera.
Handwash (Larje
me dorë)
40°C - (Ujë i
ftohtë)
2 kg
900 rpm
Të leshta që lahen në makinë larëse, të
leshta që lahen me dorë dhe pëlhura delikate
me simbolin e kujdesit "larje me dorë".
3)
Wool/Handwash (Të
leshta / Larje me
dorë)
40°C - (Ujë i
ftohtë)
2 kg
900 rpm
Të leshta që lahen në makinë larëse, të
leshta që lahen me dorë dhe pëlhura delikate
me simbolin e kujdesit "larje me dorë".
3)
SHQIP 11
Programi
Gama e
temperaturës
Ngarkesa
maksimale
Ngarkesa e
reduktuar
1)
Shpejtësia
maksimale
e rrotullimit
Përshkrimi i programit
(Lloji i ngarkesës dhe niveli i ndotjes)
Cottons Eco (Të
pambukta Eco)
4)
90°C - 40°C
7 kg
1400 rpm
Të pambukta të bardha dhe të pambukta me
ngjyra që nuk zbehen. Ndotje normale.
Konsumi i energjisë ulet dhe koha e programit të
larjes zgjatet.
Programet e
tharjes
Synthetics Drying
(Tharja e
sintetikeve)
2 kg Programi i tharjes për artikujt sintetikë.
Cottons Drying
(Tharje e të
pambuktave)
4 kg Programi i tharjes për artikujt e pambuktë.
1)
Nëse zgjidhni opsionin Super i shpejtë, Rifreskim, ose Super Rifreskim duke shtypur
butonat Time Manager, ju këshillojmë ta zvogëloni ngarkesën maksimale ashtu si tregohet
në programet për të pambuktat, sintetiket dhe delikatet. Mund të përdorni edhe ngarkesën e
plotë me rezultate disi më të dobëta në larje.
2)
Për të reduktuar rrudhat, ky cikël rregullon temperaturën e ujit dhe kryen një fazë larjeje
dhe centrifugimi të butë. Pajisja do të shtojë shpëlarje shtesë.
3)
Gjatë këtij cikli kazani rrotullohet ngadalë për të garantuar larje delikate. Mund të duket
sikur kazani nuk rrotullohet ose nuk rrotullohet siç duhet, por kjo është normale për këtë
program.
4)
Programi i kursimit të energjisë për të pambuktat. Ky program në 60°C me një ngarkesë
prej 7 kg është programi i referencës për të dhënat në etiketën e energjisë, në përputhje me
standardet EEC 92/75. Caktoni këtë program për të pasur rezultate të mira në larje dhe për
të ulur konsumin e energjisë. Koha e programit të larjes është zgjatur.
Përshtatshmëria e opsioneve të programit
Programi
Cottons (Të pambukta)
Cottons + Prewash (Të pambukta
+ Paralarje)
Synthetics (Sintetike)
Delicates (Delikate)
www.electrolux.com12
Programi
Easy Iron (Hekurosje e lehtë)
Spin (Centrifugimi)
1)
Drain (Shkarkim)
Rinse (Shpëlarja)
Silk (Mëndafsh)
Handwash (Larje me dorë)
Wool/Handwash (Të leshta / Larje
me dorë)
Cottons Eco (Të pambukta Eco)
1)
Vendosni shpejtësinë e centrifugimit. Sigurohuni që të jetë e përshtatshme për llojin e
pëlhurave që po lahen. Nëse vendosni opsionin Pa centrifugim, atëherë ka vetëm fazë
shkarkimi.
5.2 Programet me tharje të programuar
Niveli i tharjes Lloji i pëlhurës Ngarke
sa (kg)
Shpejtë
sia e
centrifu
gimit
(rpm)
Kohëzgjatj
a e
rekomand
uar (min)
Tharje ekstra
Për materialet prej
peshqiri
Të pambukta dhe pëlhura
prej linoje
(rrobat e banjës, peshqirët,
etj)
4 1400 215 - 220
3 1400 160 - 180
1.5 1400 95 - 105
Tharje për dollap
1)
Për rrobat që vihen
në dollap
Të pambukta dhe pëlhura
prej linoje
(rrobat e banjës, peshqirët,
etj)
4 1400 205 - 210
3 1400 150 - 170
1.5 1400 85 - 95
Tharje për dollap
Për rrobat që vihen
në dollap
Materiale sintetike ose të
përziera
(trikot, bluzat, të
brendshmet, shtrojat)
2 900 90 - 100
1 900 55 - 65
SHQIP 13
Niveli i tharjes Lloji i pëlhurës Ngarke
sa (kg)
Shpejtë
sia e
centrifu
gimit
(rpm)
Kohëzgjatj
a e
rekomand
uar (min)
Tharje për
hekurosje
E përshtatshme për
hekurosje
Të pambukta dhe pëlhura
prej linoje
(çarçafë, mbulesat e
tavolinës, këmisha, etj)
4 1400 140 - 150
3 1400 90 - 100
1.5 1400 60 - 70
1)
Në pajtim me direktivën EN 50229 të BE-së programi referencë për të pambuktat të cilit
i përgjigjen të dhënat në Etiketën e energjisë duhet të testohet duke ndarë ngarkesën
maksimale të larjes në dy pjesë të barabarta dhe duke e tharë secilën pjesë me KOHËN E
THARJES .
6. VLERAT E KONSUMIT
Të dhënat në këtë tabelë janë të përafërta. Shkaqe të ndryshme mund
të ndikojnë te të dhënat: sasia dhe lloji i rrobave për larje, temperatura e
ujit dhe e ambientit.
Programet Ngarke
sa (kg)
Konsumi
i
energjisë
(kWh)
Konsumi i
ujit (litra)
Kohëzgjatja e
përafërt e
programit (minuta)
Të pambukta 60°C 7 1.35 67 150
Cottons Eco (Të pambukta
Eco)
Programi me kursim
energjie për të pambukta
60°C
1)
7 1.05 57 219
Të pambukta 40°C 7 0.85 67 140
Sintetike 40°C 3 0.55 42 90
Delikate 40°C 3 0.55 63 65
Të leshta / Larje me dorë
30 °C
2 0.25 55 60
1)
"Programi me kursim energjie për të pambukta" në 60°C me ngarkesë 7 kg është
programi të cilit i referohen të dhënat në etiketën e energjisë, në pajtim me standardet EEC
92/75.
www.electrolux.com14
7. OPSIONET
7.1 Çelësi i programeve
Ky çelës ju lejon të përzgjidhni një
program, të rivendosni një program
dhe/ose të fikni/ndizni pajisjen.
Çelësi mund të rrotullohet si në drejtim të
akrepave të orës ashtu edhe në drejtim
të kundër të akrepave të orës.
Në përfundim të programit, rrotullojeni
çelësin në pozicionin Ndezje / Fikje për
të çaktivizuar pajisjen.
7.2 Temperatura
Shtypni këtë buton për të rritur ose ulur
temperaturën e parazgjedhur të larjes.
Nëse vendosni pozicionin , pajisja e
kryen larjen me ujë të ftohtë.
Drita treguese e temperaturës së
vendosur ndizet.
7.3 Centrifugim
Shtypeni këtë buton për të rritur ose ulur
shpejtësinë e centrifugimit ose për të
përzgjedhur opsionet e centrifugimit
shtesë.
Drita treguese e shpejtësisë së vendosur
ndizet.
Opsionet shtesë të centrifugimit:
PA CENTRIFUGIM
Caktoni këtë opsion për të hequr të
gjitha fazat e centrifugimit.
Vendosni këtë për pëlhura
jashtëzakonisht delikate.
Faza e shpëlarjes përdor më shumë
ujë për disa programe larjeje.
NDËRPRERJE E SHPËLARJES
Vendosni këtë opsion për të
parandaluar rrudhat e rrobave.
Programi i larjes ndalon me ujin në
kazan. Kazani rrotullohet rregullisht
për të parandaluar krijimin e rrudhave.
Dera qëndron e bllokuar. Përpara se
të hapni derën duhet të shkarkoni ujin.
Për ta shkarkuar ujin,
referojini kapitullit "Në
përfundim të programit".
7.4 Shpëlarje shtesë
Shtypni këtë buton për t'i shtuar disa
shpëlarje programit të larjes.
Përdoreni këtë opsion për njerëzit që
janë alergjikë ndaj detergjenteve dhe në
zonat ku uji është i butë.
Treguesi përkatës ndizet.
7.5 Koha e tharjes
Shtypni këtë buton për të vendosur
kohën e duhur për pëlhurat që do të
thani. Në ekran shfaqet vlera e vendosur.
Për Të pambuktat mund të zgjidhni një
kohë tharjeje nga 10 minuta deri në 250
minuta (4.10 në fushën e shifrave).
Për Sintetiket mund të zgjidhni një kohë
tharjeje nga 10 minuta deri në 130
minuta (2.10 në fushën e shifrave).
Sa herë që të shtypni këtë buton, vlera
rritet me 5 minuta.
Ju nuk mund t'i vendosni të
gjithë vlerat e kohës për lloje
të ndryshme materialesh.
7.6 Vonesë në nisje
Shtypni këtë buton për të shtyrë
programin me 30 min - 60 min - 90 min, 2
orë dhe më pas me nga 1 orë deri në një
maksimum prej 20 orësh.
Ndizet treguesi i butonit. Në ekran
shfaqet vlera e vendosur e shtyrjes.
7.7
Time Manager
Shtypeni këtë buton për të rritur ose ulur
kohëzgjatjen e programit të propozuar
nga pajisja.
Treguesi i shkallës së zgjedhur do të
shfaqet në ekran.
Kjo përzgjedhje është e vlefshme vetëm
me programet Të pambuktat, Sintetiket
dhe Delikatet.
SHQIP 15
Cikli i
larjes
Niveli i
ndotjes
Lloji i copës
Intensive
Rroba shumë
të ndotura
Normal
Rroba me
ndotje
normale
përditshme
Rroba me
ndotje të
përditshme
Drita
Rroba të
ndotura lehtë
Quick (E
shpejtë)
Rroba shumë
pak të
ndotura
Super e
shpejtë
1)
Rroba e
përdorura
ose të
veshura për
një kohë të
shkurtër
Rifreskim
1)
2)
Vetëm për
rifreskimin e
rrobave
Super
rifreskim
1)
2)
Vetëm për
rifreskimin e
pak rrobave
1)
Rekomandohet për të reduktuar
madhësinë e ngarkesës.
2)
Kur përzgjidhni këtë opsion treguesi
përkatës shfaqet vetëm për pak dhe më
pas zhduket menjëherë.
Disponueshmëria e shkallës
së ndotjes ndryshon sipas
llojit të pëlhurës dhe
temperaturës.
7.8 Treguesi i derës së bllokuar
Treguesi ndizet kur fillon programi
dhe tregon nëse dera mund të hapet:
Treguesi është ndezur: dera nuk
mund të hapet.
Pajisja në punë ose ka ndaluar me ujë
të mbetur në kazan.
Treguesi pulson: dera do të hapet pas
pak minutash.
Programi ka mbaruar ose uji është
zbrazur plotësisht.
Treguesi është fikur: dera mund të
hapet.
7.9 Nisje/Pauzë
Shtypni këtë buton për të nisur ose
ndërprerë programin e zgjedhur.
8. CILËSIMET
8.1 Sinjalet akustike
Sinjalet akustike bien kur:
Programi ka mbaruar.
Pajisja ka keqfunksionim.
Për të çaktivizuar/aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni njëkohësisht butonin
Extra Risciacquo dhe butonin Tempo di
asciugatura për rreth 6 sekonda.
Nëse çaktivizoni sinjalet
akustike, ato vazhdojnë të
punojnë kur pajisja ka
keqfunksionim.
8.2 Funksioni i bllokimit për
fëmijët
Me këtë funksion mund ta lini pajisjen të
pamonitoruar dhe të parandaloni që
fëmijët të luajnë me panelin e kontrollit.
www.electrolux.com16
Për të aktivizuar/çaktivizuar këtë
funksion, shtypni Partenza Ritardata
dhe Tempo di asciugatura
njëkohësisht derisa treguesi
ndizet/të fiket.
Mund ta aktivizoni këtë opsion në dy
mënyra:
Pasi të shtypni Nisje/Pauzë: opsionet
dhe çelësi i programeve janë të
bllokuar.
Para se të shtypni Nisje/Pauzë:
pajisja nuk mund të niset.
9. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
1. Hidhni 2 litra ujë në kutinë e
detergjentit për fazën e larjes.
Kjo aktivizon sistemin e shkarkimit.
2. Vendosni një sasi të vogël me
detergjent në ndarjen e fazës së
larjes.
3. Vendosni dhe startoni një program
për të pambuktat në temperaturën
më të lartë pa rroba.
Kjo do të heqë të gjitha papastërtitë e
mundshme nga tamburi dhe kazani.
10. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM LARJE
10.1 Futja e rrobave në pajisje
1. Hapni derën e pajisjes
2. Vendosini artikujt në kazan, njërin
pas tjetrit.
3. Shkundini artikujt përpara se t'i
vendosni ato brenda pajisjes.
Sigurohuni që të mos fusni në kazan më
shumë rroba sesa duhet.
4. Mbylleni derën mirë.
KUJDES!
Sigurohuni që të mos
mbeten rroba ndërmjet
guarnicionit dhe derës.
Ekziston rreziku i rrjedhjes
së ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
10.2 Përdorimi i detergjenteve
dhe aditivëve
1. Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe të zbutësit të rrobave.
2. Vendosni detergjentin dhe zbutësin e
rrobave te ndarjet.
3. Mbylleni me kujdes sirtarin e
detergjentit
MAX
10.3 Ndarjet e detergjentit
KUJDES!
Përdorni vetëm detergjente
specifikë për lavatriçe.
Gjithmonë zbatoni
udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produkteve të
detergjentit.
SHQIP 17
Kutia e detergjentit për fazën e
paralarjes.
Kutia e detergjentit për fazën e
larjes.
Dhomëza për solucionet shtesë
në trajtë të lëngët (zbutësi i
rrobave, ngrirësit).
10.4 Ndezja e pajisjes dhe
vendosja e një programi
1. Rrotullojeni çelësin e programit për të
ndezur pajisjen dhe për të vendosur
programin e kërkuar:
Ekrani tregon nivelin e
parazgjedhur të Time Manager,
kohëzgjatjen e programit dhe
treguesit e fazave të programit të
programit të përzgjedhur.
Treguesi i butonit Nisje/Pauzë
pulson në të gjelbër.
2. Nëse është e nevojshme, ndryshoni
temperaturën, shpejtësinë e
centrifugimit, kohëzgjatjen e ciklit ose
shtoni funksionet e disponueshme.
Kur e aktivizoni një opsion, ndizet
treguesi përkatës.
Nëse vendosni diçka që nuk
është e përputhshme me
programin e përzgjedhur,
ekrani shfaq mesazhin
. Treguesi i butonit
Nisje/Pauzë pulson me
ngjyrë të kuqe 3 herë.
10.5 Nisja e një programi me
shtyrje programi
1. Shtypni butonin Vonesë në nisje në
mënyrë të përsëritur derisa ekrani të
shfaqë kohën e vonesës që dëshironi
të vendosni. Treguesi përkatës
ndriçon.
Vlera e zgjedhur e shtyrjes së programit
(deri në 20 orë) do të shfaqet në ekran
për pak sekonda e më pas do të shfaqet
sërish kohëzgjatja e programit.
2. Shtypni butonin Nisje/Pauzë.
Dera është bllokuar dhe treguesi
është ndezur.
Pajisja fillon numërimin mbrapsht.
Kur të përfundojë numërimi
mbrapsht, programi fillon
automatikisht.
Mund ta anuloni ose ta
ndryshoni vendosjen e
Vonesë në nisje përpara se
të shtypni butonin Nisje/
Pauzë. Pasi të shtypni
butonin Nisje/Pauzë mund të
anuloni vetëm opsionin
Vonesë në nisje.
Për të anuluar Vonesë në nisje:
a. Shtypni butonin Nisje/Pauzë për
të vendosur pajisjen në pauzë.
Treguesi përkatës pulson.
b. Shtypni butonin Vonesë në nisje
derisa ekrani të tregojë .
Shtypni sërish butonin Nisje/
Pauzë për të filluar menjëherë
programin.
Vonesë në nisje nuk
mund të zgjidhet me
programin e
shkarkimit.
10.6 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
Shtypni butonin Nisje/Pauzë.
Treguesi i gjelbër Nisje/Pauzë
ndalon së pulsuari dhe qëndron i
ndezur.
Programi fillon, dera bllokohet,
treguesi ndizet dhe qëndron
ndezur.
Koha e programit në ekran
pakësohet me hapa prej një
minute.
Pompa e shkarkimit mund të
funksionojë për një kohë të
shkurtër në fillim të ciklit të
larjes.
www.electrolux.com18
10.7 Ndërprerja e programit
dhe ndryshimi i opsioneve
Mund të ndryshoni vetëm disa opsione
para se programi t’i kryejë ato.
1. Shtypni butonin Nisje/Pauzë për të
ndërprerë programin që është në
punë.
Treguesi përkatës pulson.
2. Ndryshoni opsionet (nëse dëshironi
të ndryshoni opsionin Time Manager,
duhet të anuloni programin që është
në punë dhe të bëni sërish
përzgjedhjen).
3. Shtypni butonin Nisje/Pauzë sërish.
Programi vazhdon.
10.8 Anulimi i një programi në
funksionim
1. Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje për të
anuluar programin. Pajisja është e
çaktivizuar.
2. Tani, ju mund të vendosni një
program të ri larjeje dhe opsionet e
disponueshme.
Përpara nisjes së një
programi të ri, pajisja mund
të shkarkojë ujin. Në këtë
rast, sigurohuni që në
ndarjen e detergjentit të ketë
ende detergjent; nëse jo,
mbusheni sërish me
detergjent.
10.9 Hapja e derës
Kur një program është në punë ose gjatë
Vonesë në nisje, dera e pajisjes është e
bllokuar. Treguesi ndizet.
KUJDES!
Nëse temperatura dhe niveli
i ujit në kazan janë shumë të
lartë dhe kazani vazhdon të
rrotullohet, dera nuk mund të
hapet.
Për ta hapur derën gjatë minutave të
para të ciklit ose kur të jetë në punë
Vonesë në nisje:
1. Shtypni butonin Nisje/Pauzë për ta
vënë pajisjen në pauzë.
2. Prisni derisa treguesi të fiket.
3. Ju mund ta hapni derën.
4. Mbyllni derën dhe shtypni butonin
Nisje/Pauzë përsëri.
Vazhdon programi (ose Vonesë në
nisje).
10.10 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht. Bien
disa sinjalet akustike (nëse janë
aktivizuar).
Në ekran ndizet vlera
. Treguesi
Nisje/Pauzë fiket.
Kur treguesi i derës së bllokuar
fiket në ekran, mund të hapni derën.
Nxirrni nga pajisja rrobat. Sigurohuni
që kazani të jetë bosh. Mbyllni
rubinetin e ujit.
Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje për të
çaktivizuar pajisjen.
Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe erërat e
pakëndshme.
Programi i larjes ka përfunduar, por ka
ende ujë në kazan:
Kazani rrotullohet rregullisht për të
parandaluar krijimin e rrudhave te
rrobat brenda.
Treguesi i bllokimit të derës është
ndezur. Dera qëndron e bllokuar.
Për të hapur derën duhet të shkarkoni
ujin.
Për të shkarkuar ujin:
1. Rrotulloni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje dhe më pas
zgjidhni një program centrifugimi ose
shkarkimi.
2. Shtypni butonin Nisje/Pauzë. Nëse
është e nevojshme, ulni shpejtësinë
e centrifugimit.
Pajisja centrifugon dhe shkarkon ose
vetëm shkarkon.
3. Kur programi përfundon dhe treguesi
fiket, mund ta hapni derën.
4. Rrotullojeni çelësin e programit në
pozicionin Ndezje / Fikje për të
çaktivizuar pajisjen.
SHQIP 19
10.11 Pritja aktive
Sapo programi të ketë përfunduar pas
pak minutash sistemi i kursimit të
energjisë do të aktivizohet.
Ndriçimi i ekranit reduktohet.
Duke shtypur çdo lloj butoni, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
11. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - VETËM THARJE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
11.1 Tharja e programuar
PARALAJMËRIM!
Sigurohuni që rubineti i
ujit të jetë i hapur.
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 4
kg për rroba të pambukta dhe 2 kg për
rroba sintetike.
1. Ngarkoni rrobat njëra pas tjetrës.
2. Rrotulloni çelësin e programeve në
pjesën e Tharjes te programi i
përshtatshëm për tharjen e artikujve
(të pambukta ose sintetike).
Për të pasur një
performancë të mirë në
tharje mos tejkaloni
ngarkesat maksimale të
tharjes të rekomanduara në
manualin e përdorimit.
Mos vendosni shpejtësi
centrifugimi më të ulët se
shpejtësia automatike e
sugjeruar nga programi i
vendosur.
3. Shtypni butonin Koha e tharjes për të
vendosur vlerën e dëshiruar të kohës
(shiko paragrafin "Programet me
tharje të programuar"). Çdo herë që
të shtypni këtë buton, koha e tharjes
rritet me 5 minuta.
Në ekran koha e programit
do të rritet automatikisht me
disa minuta. Kjo është
shumë normale.
4. Shtypni butonin Nisje/Pauzë për të
filluar programin.
Ekrani tregon treguesin e tharjes dhe
përditëson rregullisht vlerën e kohës së
tharjes.
Treguesi ndriçon. Dera është e kyçur.
Nëse vendosni një fazë
tharjeje me vetëm 10
minuta, pajisja kryen vetëm
një fazë ftohjeje.
Nëse rrobat nuk janë tharë sa duhet,
vendosni sërish një kohë tharjeje të
shkurtër.
11.2 Përfundimi i programit të
tharjes
Pajisja ndalon automatikisht.
Bien sinjalet akustike (nëse janë
aktive). Në ekran ndizet vlera .
Treguesi Nisje/Pauzë fiket.
Gjatë minutave të fundit të ciklit të
tharjes pajisja kryen një fazë ftohjeje
dhe kundër-rrudhosjes. Gjatë kësaj
kohe dera është ende e kyçur. Në
ekran vazhdon të shfaqet vlera .
Nëse dëshironi të hapni derën
përpara ose gjatë fazës kundër
zhubrosjes ose ta ndërprisni atë,
shtypni çdo buton ose rrotulloni
çelësin e programeve në çdo pozicion
programi.
Kur treguesi i derës së bllokuar fiket
në ekran, mund të hapni derën.
1. Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në
pozicionin Ndezje / Fikje për të
çaktivizuar pajisjen.
2. Nxirrni nga pajisja rrobat.
Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
3. Mbajeni derën paksa të hapur, për të
parandaluar mykun dhe aromat e
pakëndshme.
4. Mbyllni rubinetin e ujit.
www.electrolux.com20
  • Page 1 1
  • Page 2 2
  • Page 3 3
  • Page 4 4
  • Page 5 5
  • Page 6 6
  • Page 7 7
  • Page 8 8
  • Page 9 9
  • Page 10 10
  • Page 11 11
  • Page 12 12
  • Page 13 13
  • Page 14 14
  • Page 15 15
  • Page 16 16
  • Page 17 17
  • Page 18 18
  • Page 19 19
  • Page 20 20
  • Page 21 21
  • Page 22 22
  • Page 23 23
  • Page 24 24
  • Page 25 25
  • Page 26 26
  • Page 27 27
  • Page 28 28
  • Page 29 29
  • Page 30 30
  • Page 31 31
  • Page 32 32
  • Page 33 33
  • Page 34 34
  • Page 35 35
  • Page 36 36
  • Page 37 37
  • Page 38 38
  • Page 39 39
  • Page 40 40
  • Page 41 41
  • Page 42 42
  • Page 43 43
  • Page 44 44
  • Page 45 45
  • Page 46 46
  • Page 47 47
  • Page 48 48
  • Page 49 49
  • Page 50 50
  • Page 51 51
  • Page 52 52
  • Page 53 53
  • Page 54 54
  • Page 55 55
  • Page 56 56
  • Page 57 57
  • Page 58 58
  • Page 59 59
  • Page 60 60
  • Page 61 61
  • Page 62 62
  • Page 63 63
  • Page 64 64
  • Page 65 65
  • Page 66 66
  • Page 67 67
  • Page 68 68
  • Page 69 69
  • Page 70 70
  • Page 71 71
  • Page 72 72
  • Page 73 73
  • Page 74 74
  • Page 75 75
  • Page 76 76
  • Page 77 77
  • Page 78 78
  • Page 79 79
  • Page 80 80

Electrolux EWX147410W Manual do usuário

Tipo
Manual do usuário